Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic ofendoi lojtarët me orgjinë shqiptare të Zvicrës në momentin që Dusan Vlahovic shënoi golin e dytë të ndeshjes për skuadrën e tij.
Për këtë, ai dha sot një koment, duke thënë se nuk është ndonjë gjë e “madhe” dhe se gjithçka që është thënë, është normale në një ndeshje futbolli. Kur u pyet nëse lojtarët e tij u provokuan nga fjalët e Granit Xhakës, Stojkoviç tha se nuk e di çfarë ka ndodhur.
“Ndoshta, por nuk e di me siguri se çfarë ndodhi. Nuk mund të them pse pati tension, ndonjëherë rritet tensioni dhe thuhen fjalë që nuk duhet. Por, nuk pati asgjë të madhe. Është normale për ndeshje të tilla”, u shpreh ai.
Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës./FolDrejt/