Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se oficerë te FSK-së kanë diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Fol Drejt.
“Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Liridon Poroshtica, Vjosë Maloku- Ramadani, Fatbardha Osaj-Fazliu dhe Vedat Shaqiri, pas studimeve intensive njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC), në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, është shprehur Mehaj në një postim në facebook.
“Është hera e parë që nga Kosova morën pjesë dy oficere të cilat gjithashtu ishin edhe oficeret e para ndërkombëtare pjesëmarrëse në këtë shkollim.
Ky kurs ka për qëllim të përgatitë oficerë kompetent dhe fleksibil, të gatshëm për të udhëhequr kurdo që u kërkohet dhe është i dedikuar për oficerët e gradës Major, të cilët shërbejnë në detyra drejtuese dhe oficerë të shtabeve e komandave.”, ka shtuar ajo tutje./FolDrejt/