Katër bletarë janë arrestuar në Kili pas një proteste që kërkonin mbështetje nga qeveria për industrinë e tyre.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bletarët mbajtën një demonstratë jashtë pallatit presidencial në kryeqytet, Santiago.
Shtatë oficerë policie u pickuan nga bletët teksa përpiqeshin të hiqnin kosheret e vendosura nga protestuesit për të bllokuar një rrugë kryesore.
Një thatësirë e zgjatur ka shkatërruar bletarinë në Kili, duke prekur burimet ushqimore të bletëve si lulet dhe të korrat
Për të ngritur kauzën e tyre, bletarët vendosën rreth 60 koshere me rreth 10 mijë bletë përpara pallatit dhe penguan policinë të shpërndante demonstratën.
Abejas en la Alameda, frente a La Moneda por protesta de apicultores. [Slowmo] pic.twitter.com/BqBUmHfHUy
— 8livier (@olivierhdezz) January 3, 2022