OJQ-ja gjermane Sea-Watch thotë se shpëtoi gati 100 emigrantë dhe refugjat në Mesdhe gjatë natës, shumë prej të cilëve u plagosën, disa me “djegie të mëdha karburanti”-djegie kimike të shkaktuara nga ekspozimi ndaj benzinës të përzier me ujin e detit.
Të enjten vonë, anija Sea-Watch 3 shpëtoi 33 emigrantë dhe refugjatë nga dy anije të cilat ishin kapur nga rojet bregdetare libiane në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Mesdheut të caktuar në Maltë, tha organizata në një postim në Twitter herët të Premten.
Midis tyre ishin nëntë fëmijë të pashoqëruar, nga të cilët tre ishin shumë të vegjël, dhe një grua që ishte shtatë muajshe shtatzënë.
Të shpëtuarit erdhën nga Sudani i Jugut, Tunizia, Maroku, Bregu i Fildishtë dhe Mali, sipas një dëshmitari të agjencisë së lajmeve Reuters në bordin e Sea-Watch 3, përcjell FolDrejt.com.