Kombet e Bashkuara njoftuan sot se banka amerikane JP Morgan bëri një pagesë në llogarinë e Bankës Bujqësore Ruse.
“Unë nuk do të kundërshtoja se ka pasur një transaksion në fillim të këtij muaji që përfshin bankën JP Morgan, por në këtë fazë nuk kam detaje të tjera për të dhënë,” tha zëvendës zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq në një konferencë për shtyp, sipas Reuters.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë bankës JP Morgan lejen për të përpunuar transaksionet e pagesave për eksportet bujqësore përmes Bankës Bujqësore të Rusisë, por leja nuk hap derën për rinovimin e pjesëmarrjes së Rusisë në sistemin bankar SWIFT, thanë dy burime ruse për Reuters./FolDrejt/