Biznesi privat global është i interesuar të ndihmojë njerëzit në Ukrainë, në veçanti, duke krijuar vende të reja pune për ta në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ka shenja që tregojnë një interes të madh të biznesit privat global për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë, dhe autoritetet ukrainase po përpiqen ta mobilizojnë këtë ndihmë. Ne duhet të sigurojmë punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ukrainë,” tha Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths.
Në këtë kontekst, ai përmendi shembullin e investimit të fondeve të donatorëve në një furrë buke në Mykolaiv për të siguruar bukë edhe për Kherson.
“Në këtë mënyrë, më shumë se 200 njerëz u kthyen në vendet e tyre të punës. Ky është një përfitim i dyfishtë që duhet të sigurojmë sepse jeta duhet të vazhdojë, njerëzit duhet të jenë në gjendje t’i kthehen jetës normale,” theksoi nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Siç është raportuar, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Koordinatori i Ndihmës Emergjente Martin Griffiths mbërriti në Ukrainë më 12 dhjetor për një vizitë katër-ditore, gjatë së cilës ai vizitoi Kherson, Mykolaiv dhe Kiev. /FolDrejt/