Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët dërgoi 3 mijë tenda në Turqi me qëllim për të mbështetur të prekurit nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ambasada turke në Aman, në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter, njoftoi se rreth 3 mijë tenda të siguruara nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët janë dërguar në rajonet e tërmetit nga Forcat e Armatosura Turke, Turkish Airlines (THY) dhe Forcat Ajrore të Jordanisë.
Në deklaratë shprehen falënderime për autoritetet e OKB-së dhe të Jordanisë për mbështetjen me tenda dhe për dërgimin e kësaj ndihme për të prekurit nga tërmeti./FolDrejt/