Deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të jenë bërë të pastrehë nga tërmeti shkatërrues që tronditi rajonin këtë javë, tha një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Afër 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë nga tërmeti”, tha në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Sivanka Dhanapala.
Ai tha se OKB-ja vlerëson se 5.37 milionë njerëz të prekur nga tërmeti do të kenë nevojë për ndihmë strehimore në të gjithë vendin.
“Ky është një numër i madh dhe vjen te një popullsi që tashmë po vuan zhvendosje masive,” tha ai.
“Për Sirinë, kjo është një krizë brenda krizës. Kemi pasur goditje ekonomike, COVID dhe tani jemi në thellësi të dimrit.” /FolDrejt/