Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njoftuan sot se janë të gatshëm të ndihmojnë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës në të cilin sipas bilancit aktual kanë vdekur 632 persona.
Ngushëllimet po vërshojnë nga e gjithë bota për tragjedinë që goditi vendin e Afrikës Veriore mëngjesin e sotëm, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi sot se Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë Marokun./FolDrejt/