Refuzimi i qëllimshëm i të burgosurve të luftës për një gjykim të drejtë është një krim lufte, sipas zëdhënëses së UNHCR- së.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut shprehu sot shqetësimin për planet e autoriteteve pro-ruse për të gjykuar të burgosurit e luftës ukrainas në Mariupol , ndoshta në ditët në vijim, duke vënë në dukje se vetë procesi mund të përbëjë një krim lufte, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“ Ne jemi shumë të shqetësuar për mënyrën se si po bëhet. Në media ka fotografi të qelive të ngritura në sallën e filarmonisë në Mariupol, qeli vërtet të mëdha dhe me sa duket qëllimi është mbyllja e të burgosurve atje”, tha zëdhënësja e UNHCR-së, Ravina Samdasani.