Gati nëntë milionë njerëz në Siri u prekën nga tërmeti shkatërrues i javëve të kaluara që goditi Sirinë dhe Turqinë, kanë thënë Kombet e Bashkuara në një deklaratë teksa nisën një apel për financim prej 400 milionë dollarësh për të ndihmuar situatën atje, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Agjencitë humanitare do të kenë nevojë për 397.6 milionë dollarë për t’iu përgjigjur nevojave më urgjente humanitare gjatë tre muajve të ardhshëm”, shtohet në deklaratë./FolDrejt/