Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është i gatshëm të ndërmjetësojë kur bëhet fjalë për mbajtjen e një samiti për Ukrainën vetëm me pëlqimin e të gjitha palëve, përfshirë Rusinë, tha zyra e Guterres.
Agjencia thekson se në lidhje me iniciativën e Kievit për të mbajtur një samit për Ukrainën, ndërmjetësi i të cilit do të ishte Guterres, në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm u tha se Guterres mund të ndërmjetësojë vetëm nëse të gjitha palët duan që ai të jetë ndërmjetës.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha dje se vendi i tij dëshiron të marrë pjesë në samitin për përfundimin e luftës, por se ai nuk pret që Rusia të marrë pjesë në atë takim./FolDrejt/