Kombet e Bashkuara (OKB) hodhën poshtë kërkesën e Rusisë për të hetuar pretendimet se SHBA-ja dhe Ukraina janë në përgatitje për përdorimin e “bombës së pistë”.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u refuzua me shumicë votash thirrja e Rusisë për nisjen e një hetimi lidhur me pretendimet se në Ukrainë janë zhvilluar “aktivitete biologjike ushtarake”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në Këshill, SHBA-ja, Britania dhe Franca kanë përdorur votën e refuzimit, pjesa tjetër e 10 anëtarëve kanë abstenuar dhe se vetëm Rusia dhe Kina kanë votuar pro.
– Pretendimi i Rusisë për “bombë të pistë”
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, ka pretenduar se Ukraina po bën përgatitje për të përdorur “bombë të pistë”. Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, kishte mbrojtur idenë e tij se në këtë vend ndodhen komplekse që kanë teknologjinë që mund të prodhojnë bombën me përmbajtje radioaktive.
Shoygu, pretendimet për bombë të pistë i shprehu në bisedimet që ka kryer me homologët e tij turq, amerikan, francez dhe britanik.
Teksa vendet perëndimore, kryesisht Ukraina kanë hedhur poshtë në mënyrë kategorike pretendimet e Rusisë, administrata e Kievit i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të kryejë inspektime në komplekset në vendin e tyre./FolDrejt/