Ekspertët e Kombeve të Bashkuara i dërguan sot një letër kompanisë saudite të naftës Aramco, në të cilën shprehin shqetësimin për zgjerimin e prodhimit të karburanteve fosile dhe pretendimet se kërkimet e vazhdueshme të kryera nga kompania kërcënojnë të drejtat e njeriut.
Duke iu drejtuar CEO të kompanisë, Amin Nasser, katër ekspertë dhe një grup pune shprehën “shqetësimin për ndikimet negative në të drejtat e njeriut të shkaktuara nga aktivitete të tilla si shfrytëzimi i lëndëve djegëse fosile që kontribuojnë në ndryshimet klimatike”, raporton Reuters.
Letra shprehte gjithashtu shqetësimin se veprimet e Aramco mund të kontribuojnë në dëmtimin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./FolDrejt/