Kombet e Bashkuara nuk janë në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Kjo sipas Adedeji Ebo, një zyrtar i lartë në Zyrën për Çështjet e Çarmatimit (UNODA), i cili foli në një konferencë në Këshillin e Sigurimit më 27 tetor, raporton Ukrinform.
Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Çështjet e Çarmatimit, Izumu Nakamitsu, i kishte informuar më parë ambasadorët – fillimisht në mars dhe më pas në maj – se OKB-ja nuk kishte parë asnjë provë të përdorimit të armëve biologjike në Ukrainë.
“Ky fakt mbetet kështu edhe sot,” i tha Këshillit, Adedeji Ebo.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia akuzoi sërish Ukrainën për gjoja zhvillimin e armëve biologjike.
Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e Ukrainës në OKB Khrystyna Hayovyshyn, nga ana tjetër, tha se duke përhapur gënjeshtra për armët biologjike, Rusia po përgatit terrenin për përdorimin e tyre në Ukrainë. /FolDrejt/