Dorëzimi i ndihmave humanitare, të cilat OKB-ja i transporton përmes Turqisë për miliona njerëz të cenueshëm në veriperëndim të Sirisë, mund të rifillojnë sot pas pezullimit të operacioneve humanitare të shkaktuara nga tërmeti shkatërrues, njoftuan zyrtarët e OKB-së.
Për disa vite, Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar aksesin në zonat e kontrolluara nga opozita të Sirisë nëpërmjet pikës kufitare nga Turqia opsion për të ndihmuar rreth katër milionë njerëz që mbështeten vetëm në ndihma humanitare, kujton një raport i Reuters.
“Ne shpresojmë të jemi në gjendje të dërgojmë ndihma përtej kufirit përsëri nga e enjtja,” u tha gazetarëve dje koordinatori rajonal i OKB-së në Siri, Muhammad Hadi, transmeton Fol Drejt.