Konsultimet e reja për zgjatjen e marrëveshjes së grurit do të vazhdojnë deri më 18 maj, tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stefan Dizharik.
“Ne presim që bisedimet të rifillojnë para 18 majit,” tha ai.
I pyetur nëse pritet një takim i ri i nivelit të lartë, i ngjashëm me atë të mbajtur në Stamboll më 12 maj, Dizharik tha se pret që në ditët e ardhshme në Stamboll të zhvillohen bisedime më formale të nivelit teknik, transmeton Fol Drejt.