Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për lehtësimin e qasjes së ndihmës në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, duke paralajmëruar se stoqet e ndihmës së shpejti do të shterohen, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Zonat e kontrolluara nga rebelët pranë kufirit të Turqisë nuk mund të marrin ndihmë nga pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë pa autorizimin e Damaskut.
“Lëreni politikën mënjanë dhe na lejoni të bëjmë punën tonë humanitare,” tha koordinatori rezident i OKB-së për Sirinë, El-Mostafa Benlamlih, duke paralajmëruar: “Ne nuk mund të përballojmë të presim dhe të negociojmë. Deri në momentin që ne negociojmë, ka mbaruar gjithçka.” /FolDrejt/