Një hetim i OKB-së ka gjetur se të paktën 131 njerëz u vranë në fund të nëntorit në Republikën Demokratike të Kongos lindore nga duart e grupit rebel M23, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Ai thotë se hetimet kanë konfirmuar vdekjen e civilëve në dy fshatra – Kishishe dhe Bambo – në rrethin Rutsuhuru të provincës Kivu Veriore.
OKB thotë se viktimat u ekzekutuan në atë që duket të jetë një hakmarrje ndaj ofensivës aktuale të qeverisë.
“Kjo dhunë u krye si pjesë e një fushate vrasjesh, përdhunimesh, rrëmbimesh dhe plaçkitjesh kundër dy fshatrave në territorin Rutshuru si hakmarrje për përleshjet midis M23” dhe grupeve të tjera, thuhet në të.
Rebelët M23, të cilët kanë pushtuar disa qytete pranë kufijve të Ruandës dhe Ugandës këtë vit, kanë mohuar se po sulmojnë civilët./FolDrejt/