Më shumë se 46 mijë shtëpi janë shkatërruar në Gaza, tha OKB-ja.
Gjithashtu janë dëmtuar më shumë se 234 mijë njësi banimi, shtoi grupi ndërinstitucional i OKB-së në një raport të ri.
Këto përbëjnë më shumë se 60 për qind të stokut të banesave në enklavën e vogël bregdetare, raporton Al Jazeera.
“Në qytetin e Gazës dhe në veri të Gazës në mënyrë specifike, bombardimet e shumta kanë rezultuar në dëmtimin e më shumë se 50 për qind të të gjitha ndërtesave, krahas dëmtimit të gjerë të rrugëve dhe infrastrukturës thelbësore si sistemet e energjisë dhe rrjetet e shpërndarjes, si dhe rezervuarët e depozitimit të ujit, tubacionet, rrjetet e furnizimit dhe kanalet kulluese”, thuhet në raport.
E gjithë kjo erdhi si pasojë e sulmeve të shtetit izraelit, që filluan më 7 tetor.