OKB-ja i është drejtuar me një kërkesë pronarit të ri të Twitter-it, miliarderit Elon Musk, që t’i respektojë të drejtat e njeriut.
Nga këndvështrimi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker Türk, fakti që Elon Musk pushoi menjëherë pas blerjes të gjithë ekipin e të drejtave të njeriut të shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter “nuk është një fillim inkurajues”. Avokati austriak i dërgoi një letër të hapur multimiliarderit, e cila u publikua në Twitter, ku shkruan se është “i shqetësuar për hapësirën tonë publike digjitale dhe rolin e Twitter-it në të”, transmeton Fol Drejt.
Ashtu si të gjitha kompanitë Twitter-i duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktohet në platformën digjitale dhe të ndërmarrë veprimet e duhura. “Respektimi i të drejtave tona të përbashkëta të njeriut duhet të jetë udhëzues për përdorimin dhe zhvillimin e platformës”, theksoi komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut. “Me pak fjalë, ju bëj thirrje që të siguroni që të drejtat e njeriut të jenë me rëndësi vendimtare kritike për menaxhimin e Twitter nën udhëheqjen tuaj.”
Postimet me gjuhë urrejtjeje në Twitter në rritje
Që kur Musk bleu Twitter-in në portalin e mesazheve të shkurtra janë shtuar postimet që përmbajnë gjuhë urrejtjeje. Klientë të ndryshëm që bëjnë reklama në Twitter kanë filluar tashmë të largohen./FolDrejt/