Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për ndihmën humanitare për Sirinë, Muhanad Hadi, tha sot se numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës i javës së kaluar ka gjasa të rritet.
Sipas raportit të OKB-së deri më tani, rreth 6,000 njerëz kanë vdekur në territorin e të gjithë Sirisë, duke përfshirë 4,400 prej tyre që jetonin në veriperëndim të vendit, raporton AP.
“Shpresojmë që ky numër të mos rritet shumë. Por sipas asaj që shohim, gjithçka që shkatërroi ky tërmet nuk na jep shumë shpresë se ky është fundi”, tha Hadi, transmeton Fol Drejt.