Inspektorët e mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara kanë zbuluar se rreth dy ton e gjysmë uranium natyror është zhdukur nga një depozitë libiane që nuk është më nën kontrollin e qeverisë së vendit, sipas një deklarate të parë sot nga Reuters.
Gjatë inspektimit të djeshëm, inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) konstatuan se “10 fuçi me rreth dy ton e gjysmë uranium natyror në formë UOC (koncentrat minerali uraniumi), të cilin (Libia) e kishte deklaruar më parë për ruajtje në atë vendndodhje, ata nuk e gjejnë në vend”, tha kreu i IAEA, Rafael Grossi./FolDrejt/