Kombet e Bashkuara kanë nisur një apel për 1 miliardë dollarë ndihmë për të ndihmuar viktimat në Turqi nga tërmeti katastrofik i javës së kaluar që vrau mijëra njerëz, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Organizata botërore tha në një deklaratë se fondet do të ofrojnë ndihmë humanitare për tre muaj për 5.2 milionë njerëz, duke lejuar organizatat e ndihmës të “rrisin me shpejtësi mbështetjen jetike”. /FolDrejt/