OKB-ja ka thënë se nuk do të sjellë sot ndihma në Gaza, sepse nuk mund të komunikojë me stafin në terren, pasi linjat telefonike dhe internetin janë fikur që dy ditë si dhe ka mungesë karburanti.
Agjencia e ndihmës e OKB-së që ndihmon palestinezët tha se kjo mund të ndryshojë shpejt nëse komunikimet dhe karburantet rikthehen, shkruan BBC.
Në fillim të kësaj jave, një cisternë dërgoi karburant në Gaza për herë të parë që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe Izraelit.
Ndryshe, Izraeli ka sulmuar Gazën e drejtuar nga Hamasi nga ajri dhe nga toka që kur militantët vranë 1200 civilë – sipas Izraelit – dhe morën 240 pengje.
Hamasi thotë se më shumë se 11,000 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.