Komisioneri për të Drejtat e Njeriut Volker Turk tha sot se shkelja e të drejtave të njeriut në pushtimin rus të Ukrainës ishte rutinë tronditëse dhe se numri i viktimave civile është shumë më i lartë se të dhënat zyrtare.
Ai deklaroi se kombi ukrainas po lufton për të mbijetuar, raporton Reuters.
“Pas 13 muajve të luftës së Federatës Ruse kundër Ukrainës, shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar janë bërë në mënyrë tronditëse rutinë. Njerëzit në mbarë vendin po përballen me vuajtje dhe humbje të mëdha, privime, shpërngulje dhe shkatërrime”, tha ai, transmeton Fol Drejt.