Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se lufta dhe kufizimet në importet ruse mund të rrezikojnë sigurinë ushqimore në të gjithë botën, shkruan skynews
Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, dhe Ukraina është e pesta. Së bashku, ato sigurojnë 19% të furnizimeve të elbit në botë, 14% të grurit dhe 4% të misrit.
Qu Dongyu, drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, tha se sanksionet mund të kenë një ndikim veçanërisht të madh në 50 vende që varen nga Rusia dhe Ukraina për të paktën 30% të furnizimit të tyre me grurë.
Këto janë kryesisht vende me të ardhura të ulëta dhe që kanë mungesa të ushqimit në Afrikën Veriore, Azi dhe Lindjen e Afërt. Ndërkohë, shumë vende europiane dhe të Azisë Qendrore mbështeten te Rusia për gjysmën e furnizimit të tyre dhe OKB paralajmëron se mungesat mund të vazhdojnë deri në vitin 2023.
Kjo vjen në një kohë kur çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten.
“Ndërprerjet e mundshme në aktivitetet bujqësore të këtyre dy eksportuesve kryesorë të mallrave bazë mund të përshkallëzojnë seriozisht sigurinë ushqimore globalisht, kur çmimet ndërkombëtare të ushqimit dhe inputeve janë tashmë të larta dhe të paqëndrueshme.
“Konflikti mund të kufizojë gjithashtu prodhimin bujqësor dhe fuqinë blerëse në Ukrainë, duke çuar në rritjen e pasigurisë ushqimore në vend.”
Organizata e Kombeve të Bashkuara u kanë kërkuar vendeve që varen nga Rusia dhe Ukraina që të kërkojnë furnizues alternativë për të përballuar tronditjen e ndërprerjes së furnizimit./FolDrejt/