Zëdhënësi i Këshillit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se do të mbahet një seancë speciale për Ukrainën për të Drejtat e Njeriut këtë javë pasi Kievi bëri thirrje për një rishikim të situatës atje.
Yevheniia Filipenko, ambasadorja e Ukrainës në OKB, shkroi një letër duke i kërkuar asaj që të marrë në konsideratë “raportet e fundit të krimeve të luftës dhe shkeljeve në shkallë të gjerë në qytetin e Bucha dhe raportet e vazhdueshme për viktima masive në qytetin e Mariupol”, transmeton Fol Drejt.
Anglia, ShBA dhe Gjermania ishin midis 55 vendeve që nënshkruan dokumentin.
Takimi, i cili pritet të zhvillohet të enjten, mund të përfshijë një rezolutë që i ngarkon Komisionit të sapoformuar të Hetimit për luftën që t’i japë një raport të detajuar këshillit më vonë këtë vit./FolDrejt/