Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është “thellësisht i tronditur” nga sulmet ajrore më të gjera të Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë , tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm.
“Kjo përbën një tjetër përshkallëzim të papranueshëm të luftës dhe, si gjithmonë, civilët po paguajnë çmimin më të lartë,” tha në një deklaratë zëdhënësi i OKB-së Stefan Dujarić./FolDrejt/