Më shumë se pesë milionë sirianë mund të jenë të pastrehë pas tërmeteve shkatërruese të së hënës që goditën vendin dhe fqinjin e tij Turqinë, sipas një zyrtari të Kombeve të Bashkuara, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë nga tërmeti”, tha të premten Sivanka Dhanapala, përfaqësuesja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Sirinë.
“Ky është një numër i madh dhe vjen te një popullsi që tashmë po vuan zhvendosje masive.”/FolDrejt/