Rreth 2.4 miliardë njerëz nuk kanë qasje të vazhdueshme në ushqim, dhe rreth 783 milionë njerëz përballen me urinë, sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për gjendjen e sigurisë ushqimore dhe të ushqyerit.
Në të njëjtën kohë, rreth 148 milionë fëmijë vuajnë nga zhvillimi i ngecur, raporton AP.
Raporti i kushton vëmendje të veçantë Azisë, Karaibeve dhe Afrikës, ku 20 për qind e popullsisë ndjen efektet e urisë, që është më shumë se dyfishi i mesatares globale./FolDrejt/