Që nga fillimi i konfliktit në Sudan në prill të këtij viti, rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria, duke përfshirë rreth njëzet foshnja në një jetimore në kryeqytetin, Khartoum, e cila drejtohet nga qeveria, njoftoi organizata Save the Children.
Organizata tha në një deklaratë se të paktën 31,000 fëmijë nuk kanë qasje në trajtim për kequshqyerjen dhe sëmundjet e lidhura me to, pasi organizata bamirëse u detyrua të mbyllte 57 nga qendrat e saj të të ushqyerit në Sudan, raporton AP.
Sudani u zhyt në kaos pas muajsh tensioni midis ushtrisë dhe një fraksioni paraushtarak rival që u përshkallëzua në konflikt të hapur të armatosur më 15 prill, duke e kthyer Khartoum-in dhe zonat e tjera urbane në fusha beteje.