Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) thotë se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosurit e luftës gjatë konfliktit, duke përfshirë shembuj të përdorimit të goditjeve elektrike dhe lakuriqësisë së detyruar, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ekipi monitorues i OKB-së me bazë në Ukrainë i bazoi gjetjet e tij në intervistat me më shumë se 100 të burgosur lufte në secilën anë të konfliktit.
Ai tha se intervistat me të burgosurit e luftës ukrainas u kryen pas lirimit të tyre pasi Rusia nuk lejoi akses në vendet e paraburgimit.
Rusia, e cila pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, mohon torturën ose format e tjera të keqtrajtimit të të burgosurve të luftës (Prisoners Of War).
Kievi ka thënë më parë se kontrollon të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e të burgosurve dhe do të hetojë çdo shkelje dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore./FolDrejt/