Sipas zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, 2,435 civilë kanë vdekur dhe 2,946 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan la repubblica.
Në mesin e të vdekurve janë 746 burra, 469 gra, 48 vajza dhe 66 djem, si dhe 70 fëmijë dhe 1036 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk dihet. Të plagosurit përfshinin 345 burra, 274 gra, 62 vajza dhe 67 djem, si dhe 157 fëmijë dhe 2041 të rritur.
Shumica e viktimave civile të regjistruara kanë vdekur nga përdorimi i armëve shpërthyese, duke përfshirë granatimet e artilerisë së rëndë dhe sistemet e shumta të raketave,dhe sulmeve ajrore.