Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) thotë se të paktën 8,006 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia filloi ofensivën e saj 12 muaj më parë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
13,287 civilë të tjerë janë plagosur në mes të konfliktit, tha OHCHR.
Volker Turk, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se shifrat “paraqesin humbjen dhe vuajtjen e shkaktuar njerëzve që nga fillimi i sulmit të armatosur të Rusisë”.
“Të dhënat tona janë vetëm maja e ajsbergut. Numri i civilëve është i papërballueshëm. Mes mungesës së energjisë elektrike dhe ujit gjatë muajve të ftohtë të dimrit, afro 18 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare. Rreth 14 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre”, shtoi ai.
Personeli i OHCHR-së në terren theksoi se shifrat e vërteta të viktimave ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta pasi numrat e ofruara llogariten vetëm për rastet individuale të verifikuara. /FolDrejt/