OKB ka publikuar raportin e mizorive dhe krimeve të luftës të ushtarëve rusë në Ukrainë.
Sipas raportit, ushtarët rusë nuk ngurruan të përdhunonin civilë në grup.
Rasti i parë
Një grup ushtarësh rusë pasi përdhunuan në grup një nënë 22-vjeçare më pas sulmuan seksualisht burrin e saj. Më pas detyruan çiftin të kryente marrëdhënie para tyre dashuri dhe më pas vazhduan me përdhunimin e 22-vjeçares. Në fund njëri prej ushtarëve përdhunoi vajzën katër vjeçare të çiftit.
Rasti i dytë
Në rastin e dytë të përshkruar në raportin e Kombeve të Bashkuara, forcat pushtuese ruse në një fshat të Chernihiv përdhunuan një grua 83-vjeçare në shtëpinë e saj në sy të bashkëshortit të saj me aftësi të kufizuara.
Rasti i tretë
Një grua 56-vjeçare që jeton në një fshat në periferi të Kievit raportoi se tre ushtarë rusë hynë në shtëpinë e saj. Dy prej tyre e përdhunuan në grup, ndërsa i treti vëzhgonte abuzimin e saj. Dëshmitë e mësipërme dhe të tjera të gjetura në raportin e OKB-së tregojnë se ushtarët rusë që nga fillimi i pushtimit e deri më sot kanë përdorur si armë përdhunimin e civilëve.
Në të njëjtin raport theksohet se ushtarët rusë ekzekutuan masivisht një grup civilësh në Kiev, Chernihiv, Kharkiv, ku viktima më e re ishte një djalë 14-vjeçar.
Në raport, anëtarët e Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit për Ukrainën thanë se kishin dokumentuar gjithashtu raste të torturës, keqtrajtimit të kryera në zonat e pushtuara nga Forcat e Armatosura Ruse.
Në të njëjtën kohë, përshkruhen në detaje rastet e përdhunimeve të grave në shtëpitë e tyre.
“Në shumicën e rasteve, aktet e përdhunimit përbëjnë gjithashtu torturë dhe trajtim mizor ose çnjerëzor për viktimat dhe të afërmit e tyre të cilët janë të detyruar t’i dëshmojnë ato,” thotë raporti i OKB-së./abcnews.al/