Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot (16:00) propozimin e SHBA për të pezulluar Rusinë nga Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) për shkak të “shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”, pasi ushtria ruse sulmoi Ukrainën.
Për të pezulluar Rusinë nevojitet një shumicë prej dy të tretash dhe abstenimet nuk llogariten.
Rusia ka paralajmëruar anëtarët e OKB-së se një votim “po” ose abstenim në Moskë do të shihej si një gjest armiqësor me pasoja për lidhjet dypalëshe, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.