Olaf Scholz është betuar si kancelar i ri i Gjermanisë.
Ai është votuar nga Parlamenti i Gjermanisë, ku koalicioni i tij ka mbi dy të tretat e shumicës së nevojshme, raporton BBC, përcjell FolDrejt.com.
Me betimin e Scholz ka përfunduar drejtimi 16-vjeçar i Angela Merkel në krye të shtetit gjerman.
Social Demokratët e tij të qendrës së majtë do të qeverisin krahas me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.