Kancelari gjerman tha sot se qeveria e tij mbështet dhënien e statusit zyrtar Ukrainës dhe Moldavisë si kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se kandidatët duhet të plotësojnë kritere të qarta për anëtarësim.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se qeveria e tij mbështet dhënien e statusit zyrtar Ukrainës dhe Moldavisë si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se kandidatët duhet të plotësojnë kritere të qarta për anëtarësim.
“Ukraina i përket familjes evropiane”, tha ai gjatë një vizite në Kiev së bashku me kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin francez Emanuel Macron, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.