Gjermania planifikon gjithashtu të hapë një linjë të veçantë telefonike për sinjalizuesit.
Gjermania do të krijojë një regjistër kombëtar për pasuritë që janë subjekt i sanksioneve ose me origjinë të panjohur, si pjesë e përpjekjeve për t’i bërë sanksionet kundër Rusisë sa më efektive, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.
Gjermania gjithashtu planifikon të hapë një linjë të veçantë telefonike për sinjalizuesit, shtoi Scholz gjatë një fjalimi në Berlin në një takim të Grupit të Punës për Veprimet Financiare, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.