Scholz tha se “sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre në BE është gjithashtu në interesin strategjik të Brukselit”, duke vënë në dukje ndikimin e fuqive të huaja në rajon, përfshirë Rusinë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, para takimit të Këshillit Evropian, i cili është caktuar për muajin e ardhshëm, për t’i përcjellë mesazhin rajonit se e ka vendin në Bashkimin Evropian, transmeton Fol Drejt.
“Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor me aspirata në BE, përkatësisht Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, janë tashmë në një proces reformash shumëvjeçar”, u tha Scholz ligjvënësve në Berlin./FolDrejt/