Gjermania planifikon të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, përveç dërgimit të 14 tankeve luftarake Leopard 2, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Përveç tankeve që diskutuam tani, ne synojmë të zgjerojmë dërgesat e mëparshme”, tha Scholz dhe tha se është e mundur që në të ardhmen Gjermania të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore, artileri të rëndë dhe raketahedhës me shumë tyta në Ukrainë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Gjermania miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere./FolDrejt/