Tre persona u vranë në një sulm me raketa nga dy avionë luftarakë izraelitë në Siri, tha nënkryetari i Qendrës Ruse për Pajtimin e Palëve Ndërluftuese në Siri, Oleg Gurinov.
Sipas tij, nga sulmi janë dëmtuar ndërtesat e qendrave kërkimore në qytetet Masjaf dhe Safsafa.
Gurinov shtoi se dy avionë luftarakë taktikë F-16 të Forcave Ajrore izraelite fluturuan nga pjesa veriore e Libanit, transmeton Fol Drejt.