Gruaja e Volodymyr Zelensky iu përgjigj pozitivisht ftesës – Vlerësohet se do të kthehet menjëherë pas funeralit në Ukrainë.
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska , do të udhëtojë në Londër për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth , sipas raportimeve, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Zelenska , gruaja e Volodymyr Zelenskyi, është mes 500 krerëve të shtetit dhe personaliteteve që janë ftuar të hënën, si dhe në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles një ditë më parë, sipas Sun.
Megjithatë, vlerësohet se Volodymyr Zelensky nuk do ta shoqërojë atë në Britani. Zelenska pritet të kthehet në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur pas ceremonisë, tha një burim për të njëjtën gazetë. Prania e saj, vëren burimi, sinjalizon miqësinë dhe respektin e ndërsjellë midis Britanisë dhe Ukrainës, pasi Londra është një nga aleatët më të fortë të Kievit.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është ftuar në funeralin. Rusia është një nga vendet e pakta të “snobuara” nga Britania, së bashku me Bjellorusinë dhe Mianmarin. Lista e zezë përfshin edhe liderët e Sirisë, Venezuelës dhe talebanëve të Afganistanit./FolDrejt/