Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ampulat Omeprazol për injeksion 40 mg do të rikthehen në treg.
Kjo pasi që rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për këtë produkt kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorë, përcjell fol drejt.
“Për shkak të rëndësisë së kësaj analize, Agjencia e Kosovës për Produkte e Pajisje Medicinale (AKPPM) paralelisht me analizën e kontrollit në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë ka realizuar edhe testin e krahasueshmërisë për këtë produkt edhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë. Rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion 40 mg kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./FolDrejt/