Afrika e Jugut ishte vendi ku u identifikua për herë të parë varianti i ri Omicron dhe rastet atje janë rritur me shpejtësi.
Ai ka filluar të përhapet edhe në vende të tjera dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se “po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm”.
Por, çfarë mund të mësojmë tjetër nga përvoja e Afrikës së Jugut?
Numri i pacientëve që po pranohen nëpër spitale për COVID-19 në Afrikën e Jugut tregojnë se ato po rriten mjaft ndjeshëm në të gjitha provincat.
Por, më pak pacientë aktualisht kanë nevojë për oksigjen dhe ventilatorë dhe ata po shtrohen nëpër spitale për periudha më të shkurtra.
Discovery Health, që ofron shërbime shëndetësore atje, llogariti se të rriturit që u infektuan në fillim kur shpërthyen rastet e para të Omicron kishte afër 30 përqind më pak gjasa që të pranoheshin në spital sesa ata që u infektuan në valën e parë kur e kaploi Afrikën e Jugut.
Shkencëtarët e Afrikës së Jugut thonë se kjo nuk do të thotë se varianti në vetvete është më i butë, megjithatë, shkruan BBC, përcjell FolDrejt.com.
Dallimi i madh nga valët e mëparshme është shkalla e vaksinimit dhe imuniteti natyral në popullatë.
Edhe pse dy doza të vaksinës dhe infektimi i mëparshëm duken shumë më pak efektive për të ndaluar infektimin me Omicron, këto ende duken se mund të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda.
Dr Vicky Baillie, një shkencëtare në spitalin Chris Hani Baragwanath në Johannesburg, tha se trajtimi më i paktë spitalor ishte ndoshta për shkak të njerëzve që kishin imunitet më të madh.