Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “Norma e lartë e vaksinimit në disa vende dhe lehtësia e Omicron krijon retorikë të gabuar se pandemia e COVID-19 ka përfunduar”, shkruan AA.
Ghebreyesus në një lidhje përmes video-konferencës në Takimin e Veprimit Global për COVID-19 të zhvilluar në SHBA tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e objektivit të OBSH-së për vaksinimin e 70 për qind të popullatës së çdo vendi deri në mesin e këtij viti.
“Pandeminë mund ta vëmë nën kontroll këtë vit por është rritur rreziku për të humbur këtë mundësi”, tha Ghebreyesus.
Është parashikuar se 116 vende nuk do ta arrijnë objektivin që OBSH-ja ka përcaktuar për “vaksinimin deri në masën 70 për qind të popullsisë”, tha Ghebreyesus i cili shtoi se liderët politikë duhet të inkurajohen që të përshpejtojnë procesin e vaksinimit, transmeton Fol Drejt.
Lidhur me pretendimet se pandemia e COVID-19 do të përfundojë pas variantit Omicron, Ghebreyesus tha se “Norma e lartë e vaksinimit në disa vende dhe lehtësia e Omicron krijon retorikë të gabuar se pandemia e COVID-19 ka përfunduar”.
Ai përsëriti se pandemia nuk mund të vihet nën kontroll pa vaksinime dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që të mbështesin objektivin global të OBSH-së për vaksinim./FolDrejt/