Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, është kryer një operim i rrallë, tek një paciente me një rast të veçantë dhe sfidues diagnoze.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i këtij spitali, thuhet se të martën e kaluar, 39 vjeçares me operim i është larguar një tumor i peshës prej 10 kilogramësh, përcjell Klankosova.tv.
Ekipa e Mjekëve Specialistë që intervenuan në këtë rast, qenë: Dr.Rifat Dreshaj – kirurg, Dr.Ramadan Daci – gjinekolog obstetër, Dr. Gëzim Devolli – kirurg dhe Dr.Besim Kastrati – anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të anastezionit dhe instrumentarëve.
”Një rast i veçantë dhe sfidues është operuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Një paciente e gjinisë femërore e moshës 39 vjeçare është operuar me sukses duke ju larguar një tumor të peshës prej 10 kilogramëve.
Pacientja e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private, por asnjëri nga këto Instutucione nuk ka marrë përsipër të kryej intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm.
Duke parë gjendjen e pacientës që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientës, Mjeku që trajtoj rastin Dr.Rifat Dreshaj pas konsultimeve edhe me Mjëkët e tjerë vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente që ishte intervenimi kirugjik.
Ekipa e Mjekëve Specialistë që intervenuan në këtë rast, qenë: Dr.Rifat Dreshaj – kirurg, Dr.Ramadan Daci – gjinekolog obstetër, Dr. Gëzim Devolli – kirurg dhe Dr.Besim Kastrati – anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të anastezionit dhe instrumentarëve kanë kryer me sukses operimin duke larguar në tërësi tumorin dhe ka bërë rekonstruksionin e zorrëve.
Operacioni është kryer me datë 19.07.2022 dhe pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë”.