Një operacion masiv policor, i koduar si TOTO, është ndërmarrë në disa komuna me ç’rast 13 persona kanë përfunduar të pranga të policisë.
Operacioni është zhvilluar dje, rreth orës 17:50, në disa komuna, Prishtinë, Prizren, Malishevë e Suharekë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 19 lokacione.
Ndërkohë, gjatë kontrollimit, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishekë, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura.
13 të arrestuarit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/