Policia spanjolle ka sekuestruar të mërkurën 2.55 ton hashash dhe 30 kilogramë marihuanë gjatë një operacioni të madh në rajonin e Aragonit.
Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Spanjë. Policia bëri tre arrestime dhe sekuestroi armë automatike dhe sende të tjera.
Suksesi i autoriteteve spanjolle erdhi si pjesë e një operacioni që kishte nisur që në fillim të muajit në qytetin Sos del Rey Católico. Autoritetet e akuzës e kanë fokusuar hetimin në një shtëpi që dyshohet se përdorej si “kabinë” nga tregtarët e drogës.
Sipas kreut të policisë lokale, Carlos Garcia, “droga ruhej atje përpara se të shitej, në këtë rast ndoshta në Evropë”. Policia spanjolle ka sekuestruar gjithashtu një armë zjarri AK-47, një pistoletë Colt, telefona celularë, targa false, një pajisje për bllokimin e radarit dhe një detektor metali. /abcnews.al/